Agnesa Vuthaj ndryshon look, i kthehet pamjes së viteve më parë (FOTO LAJM)

Ish-Missi, Agnesa Vuthaj, është një nga femrat më të bukura shqiptare. Megjithatë, Agnesën e kemi parë shumë pak të eksperimentojë me ‘look-un’ e saj, pasi i ka qëndruar besnike gjithmonë flokëve të errët.

Së fundmi ajo ka publikuar disa imazhe, ku ka pozuar për linjën e saj të veshjeve dhe ajo çka bie në sy janë flokët e saj të gjatë biondë. Agnesa i ka patur edhe më parë flokët kështu, edhe pse duket një fanse më e madhe e flokëve natyralë.

Edhe nëse kjo është një paruke, vlen për t’u theksuar se Agnesës i shkon çdo ‘look’, pasi tiparet e saj ia lejojnë të bëjë ndryshime në pamje.


Shtuar 19.05.2020 11:55