Fero dhe Arbenita nuk po bëjnë në asnjë moment “pushim” më pjesmarrjen e tyre në media.
Ata po përfliten shumë për lidhjen e tyre ku në fund duket se dashuria e çiftit triumfon gjithnjë.
Dhe që thoni ju ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë por paksa të çuditshme. Madje patriarkale fare, pasi duket se Arbenita ‘i merrka dorën’ Feros, mes të cilave edhe për daljen nëpër intervista.
Në një prononcim për “Vizioni i pasdites” reperi tha se nuk kemi për ta parë modelen nëpër intervista nëse s’do ai. Madje shtoi se edhe vetë nuk do e shohim më kurrë në intervista vetëm nëse do i jepnin një shumë të majme.
“Po është e vërtetë unë e ndaloj Arbenitën të dalë në intervista. Arbenitën nuk e shihni nëpër intervista, as nuk do ta shihni nëse unë nuk e shoh të arsyeshme. Dua me të tregu që edhe unë 2-3 muaj të tjerë, më intervista në jetë nuk bëj. Duhet të paguhem shumë shtrenjtë për me ardhë në intervistë”, u shpreh reperi Fero.