4 vite pas serialit të famshëm, pse u bënë bashkë Syhan dhe Xhesuri? (FOTO LAJM)

Aktorët Tuba Buyukustun dhe Kivanç Tatlitug janë shumë të njohur në Shqipëri me rolet në seriale shumë të suksesshëm.

Por seriali “Xhesuri dhe e bukura” ishte ai që i bëri bashkë dyshen e aktorëve. Ky serial, prodhim i katër viteve më parë, u transmetua edhe në TV Klan dhe u ndoq shumë nga publiku. Së fundmi dy aktorët janë bërë sërish bashkë, por jo për një projekt televiziv, serial apo film.

Tuba dhe Kivanç do të mbështesin fushatën e UNICEF për 3000 fëmijë që nuk mund të studiojnë për shkak të pandemisë së Covid-19. Fushata do u sigurojë këtyre fëmijëve kushtet për të mësuar në shtëpi. Kujtojmë që Tuba dhe Kivanç janë ambasadorë të UNICEF.


Shtuar 29.06.2020 15:31