15 vite moderatore, Bieta Sulo tregon publikisht rrogën e parë (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur, Bieta Sulo, është një figurë e rëndësishme në “Top Channel” prej 15 vitesh.

Sulo është në transmetim çdo pasdite me emisionin e saj “Ftesë në 5”, ku trajtohen tema të aktualitetit dhe ka shumë të ftuar. Por si të gjithë, edhe Bieta e ka nisur karrierën e saj me një pagë të thjeshtë, edhe pse sot është mjaft e suksesshme.

Gjatë emisionit të sotëm, Bieta tregoi se puna e saj e parë ka qenë në “Top” dhe rroga e parë ishte 350 mijë lekë të vjetra.

“Unë e kam nisur në “Top Channel” para 15 vitesh dhe rroga e parë ka qenë 350 mijë lekë të vjetra”, u shpreh ajo.


Shtuar 30.09.2020 17:59