10 vite në 10 minuta: Miley përmbledh momentet e veçanta me Liam Hemsworth (VIDEO)

Miley Cyrus i kushtoi një video të shkurtër 10-minutëshe 10 viteve të jetës së saj. “Videoja e dekadës së Miley Cyrus: 10 vite në 10 minuta” titullohet videoja, në të cilën sigurisht që nuk mund të mungonte Liam Hemsworth, një pjesë e rëndësishme e jetës së saj.

Liam del disa herë gjatë 10 minutave. Në fillim, shfaqet në “The Last Song”, film ku luante së bashku me Miley-n dhe shërbeu si filimi i njohjes së tyre. Pastaj gjatë fejesës së tyre në 2012-n;

Një vit më pas, në 2013-n kur patën edhe ndarjen e bujshme.

Më pas, Miley vendosi një foto të dasmës së tyre, e pasuar nga lajmet e ndarjes.

Sipas TMZ, procedura përfundimtare e divorcit të Liam-it dhe Miley-t ndodhi në prag të Krishtlindjes. Thuhet se situata nuk ishte aspak e komplikuar, por TMZ thekson se “divorci u shoqërua me trishtim nga të dyja palët”.

Miley dhe Liam u ndanë më 10 gusht 2019, më pak se një vit pas martesës në vitin 2018.


Shtuar 2.01.2020 13:11