Short “ferri” për Bayern Munchen, derbi italian në çerekfinale, “buzëqesh” Inter

Champions League hedh shortin e fazës çerekfinale, me tetë skuadrat që do të kërkojnë t’i shkojnë deri në fund, me finalen që do të luhet në stadiumin “Ataturk” të Stambollit më 10 qershor.

Pas 17 vitesh, janë kualifikuar 3 skuadra italiane në fazën çerekfinale dhe kjo e bën interesante. Milan, Inter, Napoli kanë mbajtur lart flamurin axurr për këtë sezon.

Interesant fakti, si rrallëherë në shekullin e ri, është vetëm një ekip spanjoll, Real Madrid, rekordmeni i Champions League me 14 trofe. Premier League përfaqësohet nga dy ekipe, Manchester City dhe Chelsea. Plotësohet tetëshja e skuadra me Bayern Munchen dhe Benfica.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 dhe 12 prill, ndërsa të kthimit një javë më parë. Ndërsa ato gjysmëfinale më 9 dhe 10 maj, të kthimit më 16 dhe 17 maj.

ÇIFTET ÇEREKFINALE

Real Madrid – Chelsea

Inter  – Benfica

Manchester City – Bayern Munchen

Milan – Napoli

ÇIFTET GJYSMEFINALISTE

Milan/Napoli – Inter /Benfica

Real Madrid/Chelsea – Manchester City/Bayern Munchen


Shtuar 17.03.2023 12:25