Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën me postimin në rrjetet sociale të pamjeve nga kopshte dhe shkolla të rilindura, sikundër i quan ai, objektet që janë në shërbim të nxënësve dhe fëmijëve në Cërrik, qarku i Elbasanit.
“MIRËMËNGJES
dhe me shkollën e rilindur “Rushan Qevani” dhe kopshtin e ri në Selvias të Cërrikut një kompleks i mirëfilltë edukimi me standarde europiane, që sapo ka hapur dyert për fëmijët, nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Prej nisjes së vitit të ri shkollor, Kryeministri ka publikuar pamje nga objektet shkollore, por jo vetëm, edhe kopshte dhe çerdhe, që janë rikonstruktuar apo ndërtuar nga themelet dhe që kanë mirëpritur fëmijët prej 9 shtatorit.