Një studim i ri tregon se koronavirusi arrin të mbijetojë tek mishi dhe peshku në ngrirje për të paktën tre javë. Shkencëtarët paralajmërojnë se ushqimet e kontaminuara mund të shkaktojnë shpërthim të koronavirusit pasi mbijeton edhe në temperaturat e ngrirjes.
Në këtë studim u mor një pjesë salmoni, mish pule dhe derri nga supermarketet në Singapor, të cilat u prenë në feta duke i infektuar me Covid.
Mishi dhe peshku i infektuar u ruajtën më pas në temperaturat e ngrirjes për të parë nëse virusi mund të mbijetonte. Ato u vendosën në frigoriferë që përdoren për transportimin e ushqimit midis vendeve në -4 gradë C, që është temperatura standarde e ftohjes, dhe -20 gradë C, që është temperatura standarde e ngrirjes.
Pas 21 ditësh, koronavirusi ishte akoma i pranishëm në mostrat e mishit dhe të peshkut. Për këtë arsye, shkencëtarët paralajmërojnë se shpërthimet janë të mundura edhe nga ushqimet e tilla.