Shtatzënë në kohë Covidi? Në këtë vend mund të fitosh 10 mijë dollarë

Ndoshta nuk është koha më e mirë për të bërë planifikim familjar, por, me siguri, është koha më e mirë për të sjellë në jetë një fëmijë. Ku tjetër veçse në Singapor? Është i vetmi vend në botë, deri tani, i cili stimulon lindjet duke i shpërblyer nënat e reja me një shifër deri në 10 mijë dollarë.

Singapori po ofron një pagesë për të inkurajuar njerëzit të kenë fëmijë gjatë pandemisë së COVID-19. Shqetësimi është se shumë çifte po shtyjnë prindërimin në këtë kohë, sepse më shumë po luftojnë me stresin financiar.

Duke parë efektet që mund të ketë kjo situatë në të ardhmen, Singapori po ofron një pagesë deri në 10 mijë dollarë për të inkurajuar lindjet gjatë COVID-19.

Megjithatë, gjithmonë Singapori është renditur si një nga vendet me nivelet më të ulëta të lindjeve në botë. Sipas sistemit aktual të këtij vendi, bonusi për foshnjat e reja u siguron prindërve me shumë fëmijë përfitime deri në 10 mijë dollarë.

Ndryshe nga Singapori, në Filipine kemi një ‘bum’ bebesh. Shtatzanitë e padëshiruara parashikohen të rriten, nëse kufizimet e lëvizjes, të shkaktuara nga Covid-19, do të jenë deri në fund të vitit.


Shtuar 6.10.2020 18:05