INTERESANTE/ Pse kirurgët nuk veshin asnjëherë të bardha në sallën e operimit

A keni menduar ndonjëherë se përse doktorët veshin mantel të gjelbër ose të kaltër gjatë kohës që janë në dhomën e operimit? Keni pyetur ndonjëherë veten se pse ata asnjëherë nuk mbajnë veshje të bardha?

Siç duket, prapa kësaj dukurie qëndron një arsye e rëndësishme. Arsyeja për këtë është se ngjyra e bardhë mund t’i verbërojë kirurgëtpër disa minuta.

Bëhet fjalë kur ndryshojnë shikimin nga një ngjyrë e errët e gjakut, në ngjyrën e bardhë të veshjeve të kolegëve të tyre. I njëjtë efekt ndodh edhe kur dilni jashtë në dimër dhe shihni rrezet e diellit duke reflektuar në borë.

Gjithashtu, ngjyra e gjelbër dhe e kaltër konsiderohen si ngjyra e kundërt e së kuqes, sa i përket spektrit të dritës vizuale, duke qenë se gjatë një operimi kirurgët janë gjithmonë duke u përqendruar në ngjyra të kuqe.

Për shkak të kësaj, ngjyra e gjelbër dhe e kaltër e manteleve të tyre jo vetëm që e përmirësojnë shikimin e një kirurgu, por edhe i bëjnë kirurgët më të ndjeshëm ndaj nuancave të ndryshme të ngjyrës së kuqe.


Shtuar 12.01.2020 14:58