Frutat dhe perimet e vjeshtës, çfarë të zgjidhni këtë sezon për të marrë gjithë vlerat ushqyese

Me stinën e vjeshtës vijnë edhe disa fruta e perime të mrekullueshme të cilat shijojnë shumë dhe janë plot vitamina dhe minerale. Këto janë perimet dhe frutat që janë në pikun e tyre dhe do t’i shijoni pafund.

Speci i kuq
Edhe pse specat i kemi gjatë të gjithë vitit në treg, specat e kuq e kanë pikun e prodhimit pikërisht tani. Dhe nuk ka asgjë më shumë së specat e kuq për të na treguar se po i afrohemi vjeshtës. Speci i kuq, për t’u pjekur e skuqur, ai më i plotë për t’u mbushur, ju duhet vetëm të zgjidhni.

Dardha
Dardhat fillojnë të piqen që në muajin gusht, por ato të shtatorit dhe të tetorit janë dardhat më të ëmbla dhe të shijshme që mund të keni provuar.

Rrushi
Rrush i zi apo i bardhë. Zgjedhja ju takon ju, sipas shijes dhe preferencave tuaja, të dy këto lloje i gjeni me bollëk në treg.

Shegë
Shegët kërkojnë pak punë dhe shpesh bëhet një rrëmujë, por ato kokrrat e kuqe si rubin që dalin pasi kemi hapur në mënyrë aspak delikate shegën, ja vlejnë për shijen dhe vlerat e larta ushqyese.

Erëza të freskëta
Cila është mënyra më e shpejtë dhe e lehtë për t’i dhënë jetë një pjate të vakët? Shtojini një dorë me erëza të freskëta si borzilok, majdanoz apo mente pak para se të servirni ushqimin dhe magjia u krye duke i dhënë më shumë shije ushqimit.

Kungull
Nuk po flasim për kungujt e vegjël, por ato të mëdhenjtë me lëkurë të trashë. Kungujt janë ndër të paktat zarzavate me lëkurë të trashë që mund të ruhen gjatë muajve të dimrit.


Shtuar 3.09.2020 08:54