Policia greke ka goditur një rrjet të shpërndarjes së drogës në Mikonos. Sipas mediave greke, është goditur grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari Gjergji Kapaj, 43 vjeç. Ky i fundit nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë greke, pasi rezulton të jetë me precedent të rëndë kriminal.
Policia njofton, se për goditjen e bandës së drejtuar nga shqiptari, janë angazhuar Forcat Speciale dhe dronë, ndërsa operacioni, është shtrirë në Mikonos dhe Athinë. Hetimi për grupin e drejtuar nga Kapaj ka nisur në tetor të 2020, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga autoritetet greke.
None found
Dyshohet, se në fund të muajit prill, ky grup ka sjellë nga Holanda 3 kg kokainë, ndërsa vlera totale e saj nëse do të hidhej në treg do të ishte 84 mijë euro.
Policia greke ke bërë tetë kontrolle banesash, 4 në Mikonos dhe 4 në Athinë, si dhe ka arrestuar 3 persona. Në kontrollin e kryer në banesat në fjalë, është sekuestruar, mbi 300 gramë kokainë, 50 ramë marijuanë, armë e dokumente të falsifikuara.
Sakaq, sa i përket Gjergji Kapajt, ai është një personazh mjaft i njohur në Greqi, pasi në viti 2012 u arratis nga spitali i burgut Trikalla. Ai i ka shpëtuar dhe një atentati në vitin 2017, ku asokohe, mbeti i vrarë shoku i tij Roland Shembitrasi.
Dashi Jeta juaj ne çift do mbrohet gjate gjithë kohës nga yjet gjate kësaj dite. Nuk do keni asnjë lloj…
Një operacion i Policisë së Shtetit në Sarandë ka çuar në arrestimin e 8 personave dhe ndalimin e 4 punonjësve…
Rozana Radi ka zbuluar në emisionin “Goca dhe Gra” një situatë të papritur që lidhet me një projekt të saj…
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i rikthehet përplasjes në distancë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.…
Sfida e të hënës, të cilën e fitoj Dj Bujaka ka sjellë reagime të shumta gjatë kësaj jave. Sara Karaj…
Shefi i Komisariatit të Policisë në Sarandë, Gëzim Bashllari, është vënë në pranga së bashku me dy efektivë të tjerë…