showbiz

Lëndimi i Sarës në sfidë, kurth nga Henri? Fermerët debate dhe akuza ndaj njëri-tjetrit

Sfida e të hënës, të cilën e fitoj Dj Bujaka ka sjellë reagime të shumta gjatë kësaj jave.

Sara Karaj ngeli e lënduar në kokë në sfidë, por nga Bujaka nuk është pranuar që ka pasur forcë.

Të lidhura

None found

Fermerëve u është dhënë mundësia që të shohin me vëmendje klipin, të cilët kanë shprehur mendime të ndryshme.

“Mua mu duk e drejtë çfarë tha. Kjo situatë është pak e fryrë. Unë nuk ndikohem nga askush”, tha Bujaka.

Nga klipi që panë, fermmerët ngritën dyshime se Henri u ngriti “kurth” Bujakës dhe Sarës, duke u lidhur kubat. I pyetur, vetë Henri tha: “Bujaka ka tentuar 2 herë ta tërhiqte dhe nga nyja që bëra unë nuk mundi dhe aty ndodhi forca e Bujakës. Unë mendoj që Bujaka ka qenë me kubat e vetë. Nuk ka pasur tërheqje fizike, por aksidentale çdo gjë”.

Por Sara, nga ana e saj tha se pavarësisht se ajo kaloi natën në spital, nuk gjeti mbështetje nga fermerët e tjerë. Duke iu referuar Kostanës dhe Zhakut, por edhe Bujakës, Sara tha: “Unë ika në spital sepse kam një hematomë që ka nevojë për survejim. Dy gra zgërdhihen dhe një burrë që e ka shkaktuar këtë gjë, nuk pyet se si je kur vjen pas një nate në spital. Ajo që bën është bashkimi me këto dy gra dhe zgërdhihen me gjendjen time shëndetësore. Më vjen keq që kemi shembuj të tillë, që përveç se i hedhin benzinë zjarrit, nuk duan të shohin realitetin”.

Për Kostanën, nuk kishte forcë dhe nga sfida, askush nuk ngeli i lënduar.

“Jam e gëzuar që askush nuk u lëndua. Jam e gëzuar që u provua që nuk ishte dhunë. Manipulatorët dhe gënjeshtarët nuk mund ti mbështes, pavarësisht situatave që krijohen. Unë nuk ka nevojë për vëmendje”, tha Kostana.

“Për mua është temë e ezauruar. Nuk kam çfarë them”, tha Zhaku.

“Është përdorur dhunë për të fituar sfidën”, tha Iliri.

“Unë të isha në atë pozicion, moralisht, do ta kisha lënë të kalonte”, u shpreh Visi.

të fundit

Është një nder”, Mastantuono reagon pasi kaloi rekordin e Lionel Messit

Franco Mastantuono ka hyrë në historinë e futbollit argjentinas, pasi u bë lojtari më i ri nga ky vend që…

7 minutes ago

Aksident fatal në Gostivar, humb jetën një person dhe plagosen tre të tjerë

Më 11.09.2026 në orën 22:55 në Departamentin për Punë të Brendshme - Gostivar, është denoncuar se në rrugën magjistrale Gostivar–Strazhë,…

13 minutes ago

Rreth 100 mijë qytetarë morën pjesë në Marshin për UÇK-në në Prishtinë

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” falënderon nga zemra rreth 100 mijë qytetarë që sot iu bashkuan Marshit për Liri në…

13 minutes ago

Richard Grenell: Më 16 shtator pritet vendimi i Hagës për çështjen ndaj Hashim Thaçit

Emisari amerikan, Richard Grenell, ka thënë se më 16 shtator Haga do ta shpall vendimin në çështjen e Jack Smithit…

13 minutes ago

Burjani: Zgjidhja kalon përmes koalicionit me LDK-në, përndryshe vendi shkon në zgjedhje

Edhe pse është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu vazhdon ta ushtrojë edhe detyrën e presidentes së Kosovës,…

16 minutes ago

Rama’s meeting in Vlora, police take activist Baki Goxhaj in

Aktivisti Baki Goxhaj pasditen e kësaj të shtunë është shoqëruar nga policia në qytetin e Vlorës. Goxhaj raportohet se ishte…

23 minutes ago