Ndërsa koncepti se njerëzit kanë pesë 5 shqisa baza shpesh, konsiderohet si një e vërtetë universale dhe mund të gjurmohet që tek libri “De Anima” (Për shpirtin) e Aristotelit, shumë filozofë dhe neuroshkencëtarë po debatojnë tani nëse ne mund të kemi nga 22 në 33 shqisa të ndryshme.
Ndër këto shqisa më pak të njohura janë ekuilibri, i cili shoqërohet me ndjenjën tonë të ekuilibrit; proprioceptimi, që na jep mundësinë ta dimë se ku janë pjesët e trupit tonë edhe pa i parë ato; dhe kronoceptimi, pra mënyra si ne e ndiejmë kalimin e kohës.
Dhe këto janë vetëm tek njerëzit. “Ekzistojnë shqisa që i kanë speciet e tjera por jo ne, si shqisat e drejtimit dhe ato magnetike”- thotë Tok Tompson, profesor i antropologjisë. Për shembull, oksidi i hekurit në barkun e bletëve të mjaltit, mund të zbulojë ndryshime në fushën magnetike të Tokës, dhe kjo i lejon ato të gjejnë me saktësi kosheret e tyre.
Pastaj është ekzistenca shumë e debatuar, që njihet si “shqisa e gjashtë”. “Ajo i referohet zakonisht një shqisë të “të panjohur”, por tani që e dimë se kemi më shumë se pesë shqisa, ndoshta ajo mund të etiketohet sa saktë si “shqisa x”, ku “x” është e barabartë me të panjohurën, qoftë ndonjë shqisë natyrore ende e pazbuluar, apo diçka më shumë në linjën e aftësive psikike”– shton Tompson.
Në disa filozofi indiane, vetë mendja ose “manas” cilësohet si një shqisë e gjashtë që koordinon 5 shqisat kryesore me aftësitë e tjera mendore. Në përgjithësi shoqëritë perëndimore e barazojnë shqisën e gjashtë me perceptimin jashtë–shqisor, diçka që në kulturën kelte njihet tradicionalisht si një “sy i dytë”
Ndër fuqitë e supozuara të atyre që e kishin këtë shqisë ishte aftësia për të parashikuar vdekjen, madje duke parë luspat e peshkut tek dikush që ata ndjenin se së shpejti do të mbytej. Nëse bëni një kërkim të vogël në internet mbi shqisën e gjashtë, do të gjeni një mori pretendimesh për parandjenjat që ndryshojnë jetën, dhe që duket se e sfidojnë idenë se 5 shqisat tona janë aftësitë tona të vetme të perceptimit.
Midis tyre është zëri i brendshëm, që kreu i Ëall Street, Barret Nejlor pretendoi se ia shpëtoi jetën dy herë. Sipas një libri të vitit 2009 mbi parandjenjat nga mjeku Lerri Dosej, Nejlor po shkonte për të punuar në Qendrën Botërore të Tregtisë më 26 shkurt 1993, kur një zë i tha atij të mos hynte në ndërtesë.
Pak orë më vonë ajo u bombardua nga një sulm terrorist. I njëjti instinkt, pohoi Nejlor, shpëtoi atë nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. Por besimi tek aftësitë mistike apopsikike, nuk është një kusht për të besuar se perceptimet tona mund të shtrihen përtej shqisave fizike.
“Mendja përmban shumë shtresëzime”- thotë Antonio Damazio, profesor i psikologjisë, filozofisë dhe neurologjisë. Ai thekson se mendja jonë e pavetëdijshme mund të na japë papritur një përgjigje, pikërisht kur ne e presim më pak atë. “Intuita nuk është një mit; ajo na tërheq vëmendjen mbi pasurinë e madhe të mendjes sonë”– thotë ai.
Të shohësh atë që të tjerët nuk e shohin, mund të kërkojë një katalizator. Në shumë kultura indigjene, konsumoheshin bimët psikedelikë për të nxitur përvoja ekstazike që zbulonin tëardhmen. Kërpudha Psilocybe mexicana, vlerësohej aq shumë nga komunitetet indigjene të Meksikës, saqë Aztekët e quajtën atë “teonanacatl”, ose “mishi i Zotit”.
Edhe vizionet e shkaktuara nga dietilamid i acidit lisergjik, ose LSD, kanë qenë gjithashtu nëfokusin e studimeve shkencore. Një përbërës kimik i shpikur aksidentalisht nga studiuesi zviceran Albert Hofman në vitin 1938, LSD shkakton halucinacione të fuqishme emocionale.
Sot studiuesit po vlerësojnë potencialin e mikrodozave të substancave të tjera halucinogjenesi kërpudhat Psilocybin për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga PTSD, depresioni dhe ankthi.Megjithatë, jo të gjitha vizionet kërkojnë një nxitje kimike.
Shenjtorët katolikë që pretendonin se kishin halucinacione vizuale ose dëgjimorembresëlënëse, jetonin shpesh me devotshmëri sipas rregullave fetare. Shën Katerina e Sienës,thuhet se ka pasur vizitën e saj të parë nga Krishti në moshën 5 ose 6 vjeçare. Ata që janë në gjendje të thellë medituese, tregojnë ndonjëherë për takime me qenie eterike ose dukuri të tjera të çuditshme vizuale.
Në ditët e sotme, disa mund të supozojnë se këto lloj vizionesh, nëse nuk nxiten nga substanca që ndryshojnë mendjen, janë produkt i një çrregullimi të rëndë të trurit si skizofrenia. Por edhe në kohët mesjetare, Kisha e vuri në dyshim vërtetësinë e vizioneve të tilla dhe vendosi rregulla strikte për të vlerësuar legjitimitetin e një vizioni.
Liza Bitel, profesoreshë e fesë dhe historisë, thotë se besimtarët e devotshëm e besojnë se një person që ka vizione shpirtërore ka fituar një qasje të veçantë në të vërtetën. Vizionet janë ende një fenomen që ndodh rregullisht, pavarësisht nga qasja jonë më racionale ndaj botës thotë ajo Bitel. Shikimet e raportuara sot të UFO-ve, mund të jenë thjesht pasardhës të engjëjve të dikurshëm. “Termat kulturore mund të kenë ndryshuar, por shfaqjet e vizioneve vazhdojnë”–thotë ajo.