Rikonstruksioni i kabinave, këto zona në Tiranë do të mbeten pa energji elektrike nesër

Ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë segmentit kohor 09:00-16:00 për shkak të rikonstruksionit të kabinave në disa zona në Tiranë.

Përmes një njoftimi OSHEE ka njoftuar qyterarët se zonat që do të mbeten pa energji elektrike janë: rruga “Ilia Shyti”, rruga “Leandro Zoto”, rruga “Sterjo Spase”, rruga “Violeta Manushi”, rruga “Genci Leka”, rruga “Sali Ceka”, rruga “Vangjush Miho”

Njoftimi i OSHEE:

Në vijim të punimeve për investimin që po kryhet për rikonstruksionin e kabinave, nesër, 9 qershor do të punohet në dy kabina të një nga fiderat e NST Traktora gjatë segmentit kohor 09:00-16:00. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë: Pjesërisht: rruga “Ilia Shyti”, rruga “Leandro Zoto”, rruga “Sterjo Spase”, rruga “Violeta Manushi”, rruga “Genci Leka”, rruga “Sali Ceka”, rruga “Vangjush Miho”.


Shtuar 8.06.2021 20:02