Reichstag, e vërteta e fshehur e zjarrit që Hitleri e përdori për eliminimin e kundërshtarëve

Kur në një mëngjes të ftohtë janari të vitit 1934, Martin van der Lubbe pa trekëmbëshin ngritur në oborrin e gjykatës së Leipzig, u tërbua nga zemërimi. U përpoq të çlirohej nga gardianët, nisi të fyente gjyqtarët dhe anëtarët e qeverisë që kishin ardhur për të parë ekzekutimin e tij dhe lëshoi ​​një klithmë të dëshpëruar:”Po të tjerët ku janë?”.

Por kujt i referohej ai? Kishin kaluar 317 ditë që nga 27 shkurti i vitit 1933, kur radikali i majtë holandez, vetëm 24 vjeç, u arrestua në vendin e krimit dhe rrëfeu menjëherë. Ishte ai gjysmë ore më herët, që kishte ndezur zjarrin në Reichstag, selinë e parlamentit gjerman.

Ai rezultoi të ishte “zjarri i shekullit”. Adolf Hitleri ishte bërë kancelar më 30 janar, i emëruar nga presidenti Paul von Hindenburg në përputhje të plotë me Kushtetutën e Vajmarit.

Liritë civile ekzistonin ende në letër, edhe pse tashmë kishin nisur të ndodhnin gjëra shqetësuese, si mbyllja e gazetave të majta, spastrimi nga administrata publik i zyrtarëve “të pabesueshëm” apo ligjërimi i dhunës nga milicitë naziste SA, SS dhe Stahlhelm.

Republika e brishtë e lindur nga disfata e Luftës së Parë Botërore mbeti në këmbë për njëdekadë e ca. Por në ato momente fatale, Reichstagsbrand (zjarri i Reichstagut) e ndryshoi rrjedhën e historisë. Teksa flakët nuk ishin shuar ende, nisi ajo që Sebastian Haffner do ta kishte quajtur “terrori ligjor i shtetit”.

“Nuk do të ketë asnjë mëshirë. Kushdo që synon të na pengojë do të rrëzohet! Çdo funksionar komunist duhet të pushkatohet në vend. Deputetët komunistë duhet të varen që këtë natë!”- do të shprehej Hitleri. Dhe në fakt ashtu ndodhi. Mijëra politikanë dhe militantë të opozitës jo vetëm komuniste, intelektualë dhe gazetarë, u arrestuan po atë natë teksa ishin duke fjeturdhe u mbyllën në kampe përqendrimi të improvizuara, u torturuan, apo thjesht u vranë.

Listat ishin përgatitur prej disa kohësh nga Ministri i Brendshëm i Prusisë, Hermann Göring. Të nesërmen, në muret e Berlinit u shfaq e famshmja “Urdhëresë mbi zjarrin e Reichstag”, e cila pezulloi me të një rënë të lapsit të gjitha liritë themelore të njeriut, forcoi masat penale, dhe e zhduku federalizmin. Ajo do të mbetej në fuqi deri në rënien e diktaturës së Hitlerit.

Në fakt, flakët e zjarrit të vënë nga Van der Lubbe i ofruan Hitlerit dhe klikës së tij kriminale mundësinë për të zhdukur brenda pak orësh atë që kishte mbetur nga Republika e Vajmarit.Nëntëdhjetë vjet më vonë, mbizotëron ende teza se i riu holandez, që ndër të tjera vuante nganjë formë e rëndë e miopisë, i bëri të gjitha vetë, duke arritur të hynte dhe të rrafshonte brenda pak minutash një ndërtesë të madhe siç ishte Reichstag-u. Me kalimin e kohës, ky variant u përforcua nga një investigim i famshëm i “Der Spiegel” i botuar në fund të viteve 1960 dhe nga mendimi i historianëve të famshëm, nga Hans Mommsen tek Ian Kershaw.

Në fakt dilema nëse ekstremisti holandez kishte vepruar në mënyrë të pavarur apo kishtepasur bashkëpunëtorë, nuk ka zgjedhur kurrë zgjidhje. Teza të ndryshme e kanë kundërshtuarvariantin zyrtar. Nga ai i dashur për nazistët i një komploti komunist, i mohuar edhe nga gjykata që i liroi të akuzuarit e tjerë, përfshirë kryeministrin e ardhshëm bullgar GeorgiDimitrov, deri tek ai i një Van der Lubbe të “manipuluar” nga vetë nazistët, që supozohet se e kanë ndihmuar fshehurazi në zjarrvënie.

Debati në fjalë është rindezur sërish kohët e fundit, për shkak të librit të studiuesit gjerman Uwe Soukup, që është marrë prej vitesh me këtë çështje. Në librin me titull “DieBrandstiftung. Mythos Reichstagsbrand – Was in der Nacht geschah, in der die Demokratieunterging” (Zjarrvënia. Miti i zjarrit të Reichstag-ut. Çfarë ndodhi natën kur u shemb demokracia), botuar nga shtëpia botuese “Heyne”, Soukup e pranon se nuk mund të provojë dot një tezë alternative.

Gjithsesi ai nën bashkë një seri mbresëlënëse të dhënash, të cilat nga njëra anë demaskojnë kontradiktat dhe dobësitë strukturore të skenarit një të fajtori të vetëm, dhe nga ana tjetër e drejton gishtin tek përfshirja së nazistëve, ose më saktë e një pjese të tyre në përgatitjen dhe zbatimin e aktit.

Një nga këto vjen nga Hermann Göring, që në një bisedë me prokurorin e Gjykatës së Nurembergut, Robert Kempner, në vitin 1946 deklaroi se ndoshta SA e Berlinit, e drejtuar nga Karl Ernst, qëndronte pas atij zjarri. Pra pikërisht milicia rebele që kundërshtoi “kursin e ligjshmërisë” së Hitlerit, dhe që në vitin e 1934 e pagoi mospajtimin me masakrimin eudhëheqësve të saj.

Teza e Göring mbështetet edhe nga zbulimi i fundit i deklaratës së Hans Martin Lennings, një nazist që në vitin 1955 i tha një noteri në Hanover, se kishte marrë nga SA urdhrin për të çuar Van der Lubben në Reichstag mbrëmjen e 27 shkurtit 1933.

Një lidhje tjetër me SA është ajo e Hans–George Gewehr, një ekspert i njohur i lëngjeve të ndezshme, i konsideruar si kreu i brigadës së zjarrfikësve të milicisë naziste. I njohur me nofkën Pistolen–Heini, sipas disa dëshmitarëve ai u ishte mburrur në gjendje të dehur se kishte marrë pjesë në Reichstagsbrand.

Akoma më e rëndësishme është dëshmia e dhënë për Soukup nga Ruth Weiss, një shkrimtare 98- vjeçare, e veja e Hans Weiss, një gazetar “Berliner Tageblatt” shumë më i madh nëmoshë se ajo. Ai i kishte treguar asaj se mbrëmjen e 27 shkurtit kishte shkuar në Reichstag së bashku me një koleg, që shkonte rregullisht në parlament që dhe e njihte mirë ndërtesën.

Ata ishin në një hyrje anësore, kur panë një grup të rinjsh të veshur me pallto duke dalë fshehurazi nga një portë e madhe. Ata hipën në një kamion që i priste aty pranë dhe u larguan me shpejtësi. Kur hynë në ndërtesë, Weiss dhe kolegu i tij ndjenë një erë të fortë benzine.

Në libër rrëfehen detaje të tjera, si tabelat prej druri dhe kartoni me emrat e deputetëve të Rajhstagut, mbi 1 copë që normalisht mbaheshin në një baule prapa foltores. Ato u gjetën të bëra shkrumb e hi në mes të sallës. Po kush i kishte lëvizur? Sigurisht jo Van der Lubbe, që nuk mund ta dinte se ku ishin dhe që veproi në një kohë shumë të shkurtër.

Po si arriti holandezi të ngjitej në një parvaz 8 metra lart për të hyrë në godinë, siç deklaroi në gjyq? Dhe pse nuk u mor parasysh një dëshmitar që tha se kishte parë dy persona që thyenin disa xhama me trashësi mbi 8 milimetra? Së fundi, Soukup risjell në kujtesë qëndrimin apatik të Van der Lubbe në gjyq, që nxiti dyshimet se ai ishte droguar.

Një dyshim që ka çuar tashmë në një përfundim të bujshëm:në fund të janarit të këtij viti u hap varri i Van der Lubbe në varrezat e Leipzig-ut, dhe eshtrat e tij janë dërguar për ekzaminim nga një ekip i mjekësisë ligjore. “Megjithatë, as këto hetime nuk do të zgjidhin misterin e asaj që ndodhi më 27 shkurt 1933 në Reichstag”– pranon Soukup, që shton segjithsesi “rifillimi i debateve mbi atë ngjarje është i pashmangshëm”. Dhe përfundon duke thënë:“Rrethanat e sakta të vdekjes së demokracisë së parë gjermane nuk mund të na lënë të qetë as 90 vjet më vonë”.


Shtuar 10.03.2023 17:13