Rama tha se nuk ka tenderë të drejtpërdrejtë pa garë, gazetari e nxjerr zbuluar me fakte

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e djeshme në emisionin “Të paekspozuarit” se në Shqipëri nuk bëhen më prokurime të drejtpërdrejta dhe tenderë pa garë.

Pas kësaj deklarate, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, në Facebook, ka publikuar në rrjetet tenderin e zhvilluar jo më larg se dita e djeshme, që është bërë pa garë dhe sa fondi limit.

“Dëgjova kryeministrin qe po thotë tek “Te paekspozuarit” se në Shqipëri nuk ka prokurime të drejtpërdrejta dhe tenderë pa garë. Se tek Rindërtimi kanë marrë pjesë 400 kompani etj etj.

Ja ku e ke një tender me garë të madhe që është bërë sot.

Objekti: Mirëmbajtja e pajisjeve ABB_PLS/SDH/MPLS-TP/ në periudhën 2021-2024.

Fondi limit: 97 652 000 leke

Ka marr pjese ne gare vetem nje kompani.

Oferta fituese: 97 644 600 leke

Ne 976 mije e 520 dollare jane kursyer 74 dollare. Pra 99.994 per qind e fondit limit. Tek ofertues qe ofron cmim 99.994 per qind te fondit limit. Pse e ofron ky kete lloj oferte?

Sepse e di qe ska tjeter ne gare dhe se do e fitoje. Sepse do qe t’i marre edhe piken e fundit te gjakut taksapaguesve. Keto jane tenderat me gare te qeverise, qe vijne ere me milje larg.

Keta po bejne gare kush shkon me shume afer 100 per qindeshit te fondit limit, kryeministri thote nuk ka prokurime te drejteperdrejta këtu”, shkruan Tomorri./albeu.com


Shtuar 26.11.2021 08:26