Rama mblodhi shqiptarët në Athinë, Mitsotakis ‘kërcënon’ me integrimin: Rruga e Shqipërisë për në BE, kalon nga ne

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë të dhënë për mediat maqedonase, ka dhënë një mesazh edhe për kryeministri Edi Rama dhe Shqipërinë.

Ai është shprehur se rruga për integrimin europian të Shqipërisë kalon nga Greqia.

Pjesë nga intervista:

Kryeministri shqiptar z. Edi Rama mbajti një fjalim të pazakontë parazgjedhor në Galatsi, në një kohë kur marrëdhëniet greko-shqiptare po kalojnë një periudhë recesioni dhe për shkak të paraburgimit të Fredi Belerit.

A jeni të shqetësuar për tensionet e kahershme në marrëdhëniet tona me shtetin fqinj? Dhe cili do të ishte mesazhi juaj për Edi Ramën sot?

Vizita e Edi Ramës këtu ishte private, ashtu si fjalimet përkatëse parazgjedhore që ai ka planifikuar tashmë në vende të tjera, në funksion të zgjedhjeve në Shqipëri.

Qeveria nuk kishte arsye ta ndalonte. Thjesht sepse Republika Helenike nuk ka pse të frikësohet nga një ngjarje e tillë.

Çështjet në marrëdhëniet greko-shqiptare sigurisht që mbeten.

Dhe kryeministri i Shqipërisë nuk mund të anashkalojë kushtet për anëtarësimin e vendit të tij në BE.

Së pari, respektimi i shtetit ligjor, i cili është i parashikuar në nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian.

Do të jem i qartë: me paraburgimin e paligjshëm të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, tashmë kandidat i ND-së për Parlamentin Europian, Fredi Beleri, Shqipëria shkel vlerën e shtetit ligjor, duke shfuqizuar të drejtën e tij të vetëkuptueshme për t’u gjykuar, prezumimi i pafajësisë.

Prandaj, kjo nuk është vetëm një çështje dypalëshe, por kryesisht një çështje evropiane.

Dhe duke qenë se rruga e anëtarësimit të Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave themelore të minoritetit grek, ajo kalon në mënyrë të pashmangshme nga vendi ynë.

Jo për të “pajtuar” apo “ndëshkuar”. Por për të parë Shqipërinë duke u bashkuar pa probleme në rrugën e vlerave europiane.


Shtuar 19.05.2024 17:38