Protesta e thirrur më 7 korrik, Berisha reagon dhe jep një mesazh (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha paraditen e sotme ka shpërndarë një foto dhe një mesazh në rrjetet sociale, ku ka kujtuar protestën e thirrur më 7 korrik në Tiranë.

“Protesta po vjen!

Më 7 Korrik, Shqipëria proteston në Tiranë. sb”, shkruan Berisha.

Kjo është protesta e parë që Sali Berisha do të organizojë që pas rikthimit në krye të PD, pas paralajmërimeve të shumta që Shqipëria do të ngrihet në këmbë.

Protesta e 7 korrikut është thirrur kundër rritjes së vazhdueshmeve të çmimeve të karburanteve dhe shportës.

Pak minuta më vonë ai shpërndan gjithashtu edhe një video të fjalës së tij në parlament ku akuzon qeverinë për gënjeshtra dhe vjedhje

Mbi video ai shkruan: “Ja pse të gjithë do të protestojnë më 7 korrik”. /albeu.com


Shtuar 25.06.2022 10:52