Presidentja e Sllovenisë vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet nga presidenti Begaj

Presidentja sllovene Nataša Pirc Musar po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë me ftesën të Begajt.

Sipas axhendës së publikuar nga Presidenca, në orën 10:00 zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, e cila pasohet nga një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të Shqipërisë dhe Sllovenisë.
Presidenti Begaj dhe Presidentja sllovene, Musar do të kenë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit.