Presidenti Begaj uron Krishtlindjet me fotot me kryepeshkopin Janullatos: Më shumë paqe, solidaritet dhe shpresë!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ndarë në Facebook disa foto me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos në Katedralen Ortodokse dhe ka uruar Krishtlindjet.

“Së bashku për më shumë paqe, solidaritet dhe shpresë!

Gjatë takimit me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos në Katedralen Ortodokse, urova Kryepeshkopin për festën e Krishtlindjes, një festë që përcjell tek besimtarët ortodoksë mesazhet e rëndësishme të sakrificës njerëzore për një botë më të mirë!

Gjithashtu, përfitova nga rasti të uroja Fortlumturinë e Tij, që pak kohë më parë celebroi 50 vjet si Kryepeshkop. Le të jenë këto festa sa më të mbara për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët!” shkruan ai./albeu.com