Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka ironizuar premtimet e fushatës elektorale.
Ai u shpreh se në të gjithë botën gënjehet, por në Shqipëri është “zanat”.
I ftuar në “Më lër të flas”, Shehi tha se gënjeshtra është pa limit.
Dashamir Shehi: Unë them që në gjithë botën gënjejnë nga pak, por ne e kemi zanat gënjeshtrën këtu.
Po ju keni gënjyer gjatë fushatave elektorale, a jeni koshient për këtë gjë?
Dashamir Shehi: Edhe unë do e kisha bërë me qejf po s’kam gjë në dorë. S’do më besojnë.
Deri ku shkon limiti?
Dashamir Shehi: Është pa limit…Këta janë të aftë të premtojnë edhe që do sjellin Messin dhe Ronaldon të luajnë te Kombëtarja. Ose të thoshin shqip “Bashkë Fitojmë”. Por a premtojnë dhe politikanët jashtë, në Perëndim?/Albeu.com.