Qëllimi u arrit: Kosova vendoset në hartën e Apple

Qëllimi pas peticionit “Put Kosovo on Apple Maps”, më në fund u arrit dhe Kosova u vendos në hartën e Apple.

“Fitore! Bashkimi bën fuqinë! Jam krenare të them se Kosova është vendosur në hartat e Apple! Faleminderit!”, shkruan Megi Cara, e cila nisi edhe peticionin që u nënshkrua nga më shumë se 150.000 njerëz.

Edhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, nëpërmjet një postimi në Twitter, bëri me dije para pak kohësh, se ka shkruar një letër zyrtare drejtuar Tim Cook, CEO-s së Apple, ku i kërkon atij “të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të paraqitur në mënyrë korrekte kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Kosovës, nsë shërbimet e Apple Maps.”

Sidoqoftë, edhe pas vendosjes në hartë, ka përsëri një sërë diskutimesh dhe pakënaqësish.

Disa prej njerëzve thonë se duhej të shkruhej Prishtina dhe jo Pristina me s-në e gjuhës serbe.

Të tjerë, diskutojnë në lidhje me kufijtë e vendosur me vija të ndëprera, për të cilat, arsyeja lidhet me të mbajturit një qëndrim gjeo-politik të saktë, duke qenë së përveç Serbisë, edhe disa vende të tjera të botës, nuk e njohin ende Kosovën, si një shtet të pavarur.


Shtuar 30.08.2020 20:02