5 policë janë pezulluar nga detyra në kryeqytet. Agjencia e Mbikqyrjes Policore, më konkretisht dega rajonale e Tiranës, ka pezulluar efektivët, pjesë e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor në Tiranë, (linjat). Pezullimi lidhet me hetimin për shpërdorim detyre. Vazhdon ndërkohë hetimi edhe për persona të tjerë të përfshirë. Deri më tani nuk ka asnjë detaj lidhur me emrat e efektivëve të pezulluar nga AMP-ja, ndërkohë që ende nuk ka edhe një njoftim zyrtar që të shpjegojë se çfarë shkeljesh kanë kryer uniformat blu, që u ka kushtuar ushtrimin e detyrës. Akuzohen për shpërdorim detyre, por ende nuk ka informacione më të detajuara.