Plot 5 gola, Suedia fiton në limit dhe siguron kalimin në 1/8 (VIDEO)

Suedia ka mposhtur 3-3 Poloninë në ndeshjen e fundit të Grupit E.

Emil Forsberg gjeti rrjetën pas vetëm 81 sekondash.

Forsberg dyfishoi epërsinë me golin e dytë personal të shënuar në minutën e (59’).

Por Robert Lewandowski tregoi klasin e tij duke shënuar dy gola në vazhdim (61’ dhe 84’), i asistuar fillimisht nga Piotr Zielinski dhe më pas nga Przemyslaw Frankowski.

Megjithatë në minutat shtesë, suedezët rikthyen epërsinë me golin e Viktor Claesson, i cili u asistua nga Dejan Kulusevski.

Suedia me dy fitore dhe një barazim kualifikohet si lider e Grupit E.


Shtuar 23.06.2021 20:02