Një 29-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi është sulmuar me thikë gjatë natës rreth orës 02:10 te shëshi “Skënderbej” në Tiranë.
Uniformat blu bëjnë me dije se i riu është jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq mësolhet se autori i sulmit është arratisur nga vendngjarja. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.01.2023, rreth orës 02:10, te sheshi “Skënderbej”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin O. D., 29 vjeç.
Si pasojë 29-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorit.
/albeu.com/