Plagosi me mjet prerës një 20-vjeçar në Shijak, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 20-vjeçar me iniciale R.K ka përfunduar në spital, pasi është plagosur me thikë nga një 14-vjeçar.

Policia e Shijakut bën me dije se i mituri ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta shtetasin R. K, 20 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa 14-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.


Shtuar 30.05.2024 23:13