Pësoi arrest kardiak sapo u fut në liqenin e Komanit, ndërron jetë turistja franceze

Ndërron jetë një 39-vjeçare franceze në liqenin e Komanit. Bëhet me dije se 39-vjeçarja sapo ra në kontakt me ujin, pësoi arrest kardiak.

Trupi i pajetë po dërgohet në morgun e spitalit, ndërkohë që grupi hetimor punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Sot, në Koman, shtetasja franceze S. T., 39 vjeçe, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin në liqenin e Komanit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Trupi i pajetë i 39 vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dergohet në morgun e spitalit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorise ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Shtuar 13.07.2024 17:26