Për herë të parë në 10 vjet, Putin anulon konferencën vjetore për shtyp

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Presidenti Vladimir Putin nuk do të mbajë konferencën e tij vjetore për shtyp të fundvitit këtë vit.

“Nuk do të ketë konferencë për shtyp para vitit të ri.” tha Peskov.

Peskov nuk dha një arsye për thyerjen e traditës, por tha se presidenti rus foli rregullisht me shtypin, duke përfshirë edhe vizitat e huaja.

Do të jetë hera e parë që Putin nuk ka mbajtur mbledhjen maratonë të shtypit në një dekadë, vitin e kaluar, ai foli për më shumë se katër orë.


Shtuar 12.12.2022 15:12