Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Aibeaj ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbledhjes në selinë blu. Ai u shpreh se PD do të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit
“Ishin disa çështje e rëndësishme që u diskutuan. Po ishte dhe çështja për vlerësimin e situatës. Ishin edhe dy çështje të rëndësishme, që janë diskutimet për emrat që do të propozojmë për dy komisionet e rëndësishme, reformën zgjedhore dhe territoriale, që ne kemi bërë shumë negociata.
Janë dy nga kuajt e betejës së opozitës dhe PD. Ne kemi pasur një vonesë, por për shkak edhe zhvillimeve të brendshme. Kemi konkluduar në emrat që do të jenë prezent në dy komisionet, por edhe në komisionin e investimeve strategjike.
Asnjë të re s’kishte në diskutimet e kolegëve, përveç faktit që u theksuar që opozita në proces, siç e kemi thënë në fillim, për të bërë detyrën tonë qytetare, morale, do të marrim pjesë në proces që të jetë gjithëpërfshirës. Presidenti i Republikës kështu e do. Të jetë transparent. Duhet të jetë i njohur nga të gjithë dhe proces serioz, me kontributet e të gjitha palëve. Për këtë arsye pavarësisht skepticizmit, sulmeve, të pavërtetave që janë thënë është detyrim i opozitës që në një proces të rëndësishëm të mos bojkotonte.
Të mos shmangej. Është një sfidë e vogël politike që opozita duhet t’i ketë përballë”, tha Alibeaj.
Gjithashtu theksoi se sapo dolëm emrat , që ishin propozime fillestare, mazhoranca u tërhoq.
“Është detyrim i opozitës të mos shmangej, të mos bojkotonte. Është një sfidë që duhet ti shkojmë përballë, këto janë sfida dhe gjithmonë duhet të përballemi. Mazhoranca kurrë nuk i ka 71 vota, me çfarë i ka? Me tre mandate të Tom Doshit, me dy mandate të Aqif Rakip, apo me të tjerë që i ke pas qelisë, me një raport të DASH që godet besoj që është detyrim ky i yni për të marrë pjesë në proces dhe në proces marrim pjesë me dëshirën që të zhbëjnë atë kulturën e vogël të bojkotit që nuk eci. Të krijojmë një kulturë të re dhe të futemi me të me moral. Ne u ofruam me një dokument me ca rregulla të thjeshta. Sapo emrat që ishim thjesht propozime fillestare dolën , ditën tjetër PS , tërhiqet, Rama u tërhoq”, tha Alibeaj.
Alibeaj foli dhe për çështje të tjera. Ai u shpreh se anëtarët e komisioneve për Territorialen dhe Zgjedhoren janë zgjedhur në bazë të eksperiencës dhe njohurive në këto fusha.
“S’ka kurrfarë lidhje apo ideje të këtyre ndasive. Bazohet te profesionalizmi, njohja që kanë me lëndën përkatëse. Janë emra që kanë përvojë dhe aftësi. Ne e dimë që jemi opozitë. E rrjedhur madje. Me këto mandate që kemi. Për të ruajtur fytyrën ne i ikim betejave ose bëjmë betejë. Ne do bëjnë betejë për këto dy komisione për reformën territoriale dhe zgjedhore.
Ne vendimin e krijimit të komisioneve territoriale apo zgjedhore në vendin është shënuar se aleatët kanë postet e tyre. Një palë që bazohet në skenarë, ka qëllim të fusë helm brenda opozitës, po e dimë këtë punë. Qëllimi ynë është të çojmë para ndjeshmëritë e publikut.
Bylykbashi për funksionet që ka pasur është si të thuash një lloj eksperience, magazine e asaj që ka ndodhur jo vetëm në këto vite dhe shumë më tepër sesa kaq. Unë besoj se e ka përvojën aftësinë dhe dëshirën për të kapërcyer këto ciflosje te vogla që kemi. Nuk është provokim. Emrat e vendosur aty janë emra që dina ç’të japin.
Nuk është provokim por hapësirë mundësi për të kontribuar për ca gjëra që janë të përbashkëta”, tha Alibeaj./albeu.com