Një tjetër shtet ka hequr kufizimet anti-COVID me Shqipërinë.
Nisur nga dita e sotme Turqi do të lejojë shqiptarët që të hyjnë në shtetin turk pa asnjë kufizim.
Dy ditë më parë në këtë shtet ishte e detyrueshme edhe mbajtja e maskës, ndërsa nisur nga dita e sotme të gjithë mund të hyjnë lirisht në shtetin turk.
Testet e shpejta dhe ato PCR nuk janë më të nevojshme për të kaluar në kufi, raporton gazeta Hurriyet.
Hyrja përmes të gjitha pikave kufitare ajrore, tokësore, hekurudhore dhe detare, tashmë nuk ka nevojë as për test negativ covidi e as për certifikatë vaksinimi.
Më parë, ata turistë të cilët nuk ishin të pajisur me certifikatë vaksinimi u kërkohej në kufi të dorëzonin një test PCR negativ të bërë të paktën 72 orë përpara hyrjes, ose një test antigjeni jo më të vjetër se 48 orë./albeu.com