Nis asfaltimi i lotit 3 të Unazës së Madhe, Balluku merr kameran mes pluhurit

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ishte në segmentin Uzina e Autotraktorëve-Shkozë-Materniteti i Ri dhe duke ndjekur punimet që po bëhen në këtë segment.

Veç të tjerash Balluku tha se me këtë segment Shkoza bëhet pjesë e  kryeqytetit.

“Me trotuar, me ndriçim, shtrati i Lanës i hapur, për ta futur Shkozën në kryeqytet dhe për të mos bërë asnjë dallim,” tha ministrja.

Po ashtu Balluku shtoi se javën e ardhshme ky segment do të jetë i hapur dhe më pas nis asfaltimi për pjesën e dytë.

“Të gjitha projektet që bëjmë sot janë me studime të mirëfillta. Kemi pasur një problematikë para vitit 2013, kemi gjetur projekte që nuk kishim asnjë studim për pjesën e shpronësimeve. Ne tani nuk nisim asnjë projekt pa pasur të qartë pjesën e shpronësimeve,” tha ministrja.


Shtuar 28.03.2021 22:28

Tags: