Në kërkim të Talo Çelës, RENEA “blindon” Elbasanin, shoqërohen 30 persona

Ende vijojnë operacionet e RENEA-s në Elbasan.

Bëhet me dije se janë kontrolluar 171 mjete, 15 nga të cilat janë shoqëruar në Komisariat, për verifikim; kanë kontrolluar 285 persona, 30 nga të cilët janë shoqëruar në Komisariatet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu janë kontrolluar 9 ambiente të ndryshme, në të cilat nuk u konstatuan veprimtari apo sende të kundërligjshme.

Njoftim policie

Vijojnë kontrollet në qarkun e Elbasanit, nga të gjitha strukturat e DVP-së, për rritjen e parametrave të sigurisë.

Shërbimet e Komisariateve në varësi të DVP Elbasan, Forca e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale dhe Policia Rrugore, në bashkëpunim me Renea, kanë zhvilluar kontrolle të shumta në të gjithë qarkun, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me automjete me xhama të zinj të pacertifikuar apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose nën efektin e drogave.

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar 171 mjete, 15 nga të cilat janë shoqëruar në Komisariat, për verifikim; kanë kontrolluar 285 persona, 30 nga të cilët janë shoqëruar në Komisariatet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu janë kontrolluar 9 ambiente të ndryshme, në të cilat nuk u konstatuan veprimtari apo sende të kundërligjshme.

Kontrollet do të vijojnë në të gjithë qarkun.

vijon…/albeu.com


Shtuar 26.07.2022 11:52