NATO ka dy deri në tre vite për t’u përgatitur për një sulm rus. Ky paralajmërimi vjen nga shefi i shtabit të ushtrisë norvegjezë, gjenerali Eirik Kristoffersen.
“Do të duhet kohë, e cila na jep një afat kohor prej 2 deri në tre vite për të rindërtuar forcat tona”, tha gjenerali Eirik Kristoffersen.
Gjithashtu deklaratat shqetësuese të shteteve të NATO-s, vijnë pas deklaratës së Presidentit amerikan, Joe Biden ku shprehu mbështetjen për Ukrainën.
“Megjithatë, çështja është se nëse ndonjëherë e lëmë Ukrainën të bjerë poshtë, shënoni fjalët e mia: do të shihni Poloninë të shkojë dhe do të shihni të gjitha ato kombe përgjatë kufirit aktual të Rusisë, nga Ballkani dhe Bjellorusia, të gjithë ata, do të bëjnë akomodimet e tyre”, tha Biden.