NASA: Do të kemi një pamje të universit që nuk e kemi parë kurrë më parë

Administratori i NASA-s Bill Nelson, anëtari i dytë i Kongresit Amerikan që fluturoi në hapësirë në vitin 1986, ka thënë se zbulimi i fundit i NASA-s nuk do të ndalet me kaq, por do të vazhdojë pasi telekopi ka karburant për 20 vjet.

“Njerëzit në të gjithë këtë planet do të shohin imazhet e kapura nga ky teleskop dhe çdo imazh është një zbulim i ri që do t’i japë njerëzimit një pamje të universit që nuk e kemi parë kurrë më parë.”

Ai thotë se imazhet do të tregojnë “formimin e yjeve dhe gllabërimin e vrimave të zeza”, ndëra shton se teleskopi do të depërtojë nëpër retë e pluhurit dhe do të tregojë dritë shumë larg./albeu.com


Shtuar 12.07.2022 16:28