Myslim Murrizi zbulon pse nuk mori asnjë mandat në zgjedhje: Sepse ra vlera e Euros!

Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare Myslim Murrizi, i cili nuk ka arritur të sigurojë asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit ka treguar se ka humbur për shkak të rënies së vlerës së monedhës ‘Euro’.

I ftuar në “Open”, Murrizi tha se kur ai është futur në Parlament, 1 euro këmbëhej me 1 mijë e 230 lekë, ndërsa tani këmbëhet me shumë më pak. Me këto fjalë, Murrizi nënkuptoi se ai vetë ka humbur pasi partitë e mëdha kanë blerë vota.

“Sepse ra Euro. Ra vlera e Euros. Kur u futa unë në politikë, 1 euro këmbëhej me 1 mijë e 230 lekë, ndërsa tani këmbëhet me shumë më pak. Unë nuk kam lekë zonjë. Jam i nderuar dhe i respektoj ata 4 mijë e 800 njerëz që kanë votuar për mua,”- tha Murrizi.


Shtuar 5.05.2021 21:31