Deputeti demokrat Edi Paloka ka folur për protestën e zhvilluar sot nga opozita dhe situatën kaotike parlamentare.
Ai deklaroi se Rama “është zhhudrur pasi është i frikësuar të ballafaqohet me opozitën për r çështjen “McGonigal”, ndërsa shtoi se deri dje Rama bënte “arrogantin dhe cinikun” duke fyer në Parlament.
I ftuar në News 24, Paloka tha se frika e ka detyruar kryeministrin të heshtë, ndërsa shtoi se dikush i ka sugjeruar Ramës që mos flasë, pasi çdo gjë mund të përdoret ndaj tij në një gjyq të mundshëm kundër tij lidhur me rastin e ish-agjentit të FBI.
Paloka: Këtë muaj Rama është zhdukur sepse ka frikë të ballafaqohet me opozitën për një skandal si ky. Ai i ka humbur të gjitha siguritë. Deri dje vinte dhe bënte arrogantin e cinikun duke fyer, këto skena prej një muaji e ca nuk po i shohim. Si frikacak i vërtetë që është priti deri sa u larguan qytetarët para parlamentit. Ndryshe nga herët e tjera me gjithë provokimet e deputetëve të opozitës ai nuk bëri asnjë reagim. Nuk tha asnjë fjalë, komplet jashtë natyrës së Ramës. Heshtja është shumë e qartë. Frika është në nivele të tilla që e ka detyruar Ramën të heshtë. I detyruar dhe jam i bindur se dikush e ka sugjeruar të mos flasë, ndoshta një avokat apo këshilltar juridik. Mund të përdoret ndaj tij në gjyq çdo gjë që mund të thotë.
Ai e di që çfarë ka dalë në aktakuzë është një pjesë shumë e vogël nga ajo që ka në dosje. Flitet për lidhjet e McGonigal me elementë rusë, ndërkohë që të njëjtët rusë për të cilët akuzohet ai, Deripaska është investitor strategjik në Shqipëri. Rama këto i di si ne dhe për këtë arsye, duke pritur se çfarë do dalë. Mediat e huaja nuk i lëshojnë informacionet pa i verifikuar 10 herë. Kur jepet një informacion i tillë nga mediat jashtë është nga burime të sakta dhe të sigurta. Rama nuk e di çfarë ka dosja dhe i trembet sepse kur merr kot mund ta “qelbë”.
Nuk ka asnjë akuzë të opozitës. E vetmja gjë që ka thënë opozita është që Rama e ka përdorur pushtetin e tij për të blerë votat deri te zyrtarë dhe funksionarë të lartë deri në FBI. Është vërtetuar se këto lidhje korruptive i ka përdorur kundër opozitës. Rama edhe me kaq është i zhytur. Në një rast tjetër ka qenë i implikuar dhe doli pastër. Për 80 mijë dollarët për foton me Obamën. Aty u dënua Bilali në Amerikë sepse ishte shtetas. Ky rast është krejt ndryshe, sepse nëse vërtetohet se marrja e parave nga McGonigal, vërtetë Ramën nuk e marrin ta çojnë në burg atje, por nuk mund të jetë më kryeministër. Si në çdo aspekt që Rama ka uzurpuar përmes korruptimit në forma të ndryshme, i vetmi institucion ku kemi ende fjalë është Parlamenti. Edhe ky po tenton të eliminojë opozitën dhe fjalën e lirë./Albeu.com/