“Miq për herë të dytë”, Zelensky fton në Kiev kancelarin gjerman

Presidenti ukraians, Volodymyr Zelensky ka ftuar kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier në një takim zyrtar në Kiev, ka njoftuar zyra e presidentit gjerman, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

BBC shkruan se Zelemsky e bëri ftesën gjatë një bisede telefonike më presidentin gjerman.

Presidenti ukrainas tha se gjatë telefonatës ai diskutoi dh sqaroi me homologun e tij mosmarrëveshjet e të kaluarës midis dy vendeve. Ndërkohë Steinmeier shprehu “solidaritetin, respektin dhe mbështetjen” e tij për Ukrainën.

Ftesa vjen tre javë pasi Steinmeier u refuzua nga Kievi për shkak të lidhjeve të ngushta ekonomike të Gjermanisë me Rusinë . Vizita e planifikuar e presidentit gjerman në kryeqytetin ukrainas u anulua në minutën e fundit./albeu.com


Shtuar 5.05.2022 16:46