Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues i së hënës që goditi Turqinë jugore ka kaluar 24000 mijë.
Qindra mijëra njerëz të tjerë kanë mbetur të pastrehë dhe me mungesë ushqimi në kushte dimri të vështira dhe temperatura nën zero.
Në Samandag në provincën jugore Hatay të Turqisë, një djalë 10-ditor i quajtur Yagiz u nxor nga një ndërtesë e rrënuar gjatë natës, ndërsa në Kırıkhan, shpëtimtarët gjermanë nxorrën të gjallë 40-vjeçaren Zeynep Kahraman nga rrënojat më shumë se 104 orësh.
“Tani unë besoj në mrekulli,” tha Steven Bayer, drejtuesi i ekipit ndërkombëtar të kërkimit dhe shpëtimit, në vend. “Ju mund t’i shihni njerëzit duke qarë dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin. Është një lehtësim kaq i madh që kjo grua në kushte të tilla doli aq në formë. Është një mrekulli absolute.”
Një djalë 10-vjeçar gjithashtu u shpëtua gjatë natës me nënën e tij në lagjen Samandag të Hatay pasi u bllokua për më shumë se 90 orë, ndërsa në Diyarbakır në lindje, 32-vjeçarja Sebahat Varlı dhe djali i saj, Serhat u nxorrën të gjallë.
Megjithatë shprehat po shuehn pas 6 ditësh kërkime.
Kushtet e motit ka të ngjarë të ulin mudësinë e mbijetesës./Albeu.com/