Mbi 1 milion pula të ngordhura në Durrës, asnjë masë për groposje (VIDEO)

Ka arritur në 1 milion numri i pulave të ngordhura në Durrës. Mësohet se asnjë institucion nuk është paraqitur për të vijuar me procedurat për pulat e ngordhura.

Kryeveterinri Armand Llolli thotë për gazetarin e ABC Leonidha Musaj se nuk është marrë asnjë masë për groposjen e tyre. Pulat vijojnë të qëndrojnë në ambientet e bizneseve përkatëse. Pushteti vendor në Durrës ka njoftuar se nuk ka hapësirë për groposjen.

“Janë tej mase të rrezikshme. Nuk është aspak normale. Kemi lajmëruar të gjitha organe kompetente që të marrin masa për heqjen e tyre. secila ka pasur teoritë e veta dhe nuk kanë rënë dakord për t’i dhënë  zgjidhje. Pushteti vendor ka dhënë me shkresë se nuk ka vend për groposjen e tyre. Duhet të gjejnë një vend për groposjen. Nëse rrinë kështu për një kohë të gjatë shkaktojnë ndotjen e ambientit”, thotë ai.

Sakaq, në Durrës u konfirmua sot i parë i gripit të shpendëve. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi sot se rasti është konfirmuar në një stabiliment në Durrës që mbarështon shpendë.

Autoritetet sugjerojnë që mishi i pulës të gatuhen në temperatura mbi 70°C dhe vezët po ashtu të jenë të mirëgatuara./abcnews.al


Shtuar 20.03.2022 18:07