Zaev takon javën e ardhshme sekretarin e NATO-s

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev më 8 tetor do të takohet me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e NATO-s në Bruksel .

Siç njofton shërbimi i NATO-s për shtyp, Zaev do të udhëtojë së bashku me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe ministrin e MPJ-së, Bujar Osmani.

Pritet që Stoltenberg dhe Zaev të mbajnë edhe konferencë të përbashkët pas takimit.

Maqedonia e Veriut në mars të këtij viti zyrtarisht u anëtarësua në NATO dhe u bë anëtarja e 30-të e Aleancës.


Shtuar 1.10.2020 16:12