Zaev: Jam i gatshëm të bashkëpunoj me VRMO nëse BDI na shantazhon

Mbrëmjen e djeshme në TV 24 Zaev deklaroi se do të flasë me BDI për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve nëse heq dorë nga kushti kandidati i tyre Naser Ziberi të jetë kryeministër.

“Shantazhi se BDI do të hyjë në qeveri me një kusht të tillë nuk duhet të lejojmë. Fillimisht qytetarët janë të vetmit të cilët do të vendosin me votën e vet kush do të jetë kryeministër, LSDM do të ketë numër më të madh të deputetëve, gjithsesi besoj se mund të vijmë deri në 60 deputetë edhe më shumë”, tha Zaev.

Zaev tha se është i gatshëm t’i jap 13 deputet Mickoskit që të formojë qeveri pakice ose do të kërkojë nga ato të heq dorë nga gjashtë që ato të formojnë qeveri pakicë.

“Askush nuk mund të negocioj me shantazhe”, tha Zaev.

Zaev njoftoi se ata janë të përqendruar në fushatë pozitive, promovimin e rritjes ekonomike, të ardhura më të mëdha të qytetarëve, investime në vend, krijimin e vendeve të punës, jetë cilësore për të gjithë, drejtimin e një shteti ekologjik


Shtuar 2.07.2020 14:33