VMRO zhvillon fushatën në Shkup, çfarë iu premtua qytetarëve (VIDEO)

Sot VMRO-DPMNE filloi fushatën zgjedhore në disa qytete.

Ata premtojnë zero tolerancë për korrupsionin dhe kriminalitetin, shkurtimin e tatimit të sheshtë nga 10 në 8% si dhe rritjen e rrogave.

Gjithashtu, nëse fitojnë paralajmërojnë edhe investime prej mbi 4 miliardë euro për katër vite.

“Do të realizojmë më shumë se 1 mijë projekte për të mirën e Maqedonisë. Fokusi jonë kryesorë do jetë ekonomia, sepse ajo është zemra e çdo shteti dhe është zemra e jetës më të mirë. Në pjesën e ekonomisë premtojmë se papunësinë do e ulim nën 10%. Premtojmë se do rriten rrogat edhe atë të paktën për 25% në katër vitet e ardhshme- deklaroi Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.


Shtuar 24.06.2020 17:57