Vdes një person nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut numri i viktimave është rritur me një.

Gjatë natës së kaluar është shënuar edhe një viktimë nga virusi Korona, mëson Alsat, duke çuar kështu numrin e viktimave nga koronavirusi në 27.

Sipas informatave tona bëhet fjalë për pacientë nga Kumanova. Ndryshe informatat e fundit të publikuara nga ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e djeshme për shtyp, flasin për afro 600 të prekur nga virusi korona dhe 30 të shëruar.


Shtuar 8.04.2020 09:37