Këshilli i Sigurisë në Maqedoninë e Veriut ka vendosur që të vazhdoj gjendja e jashtëzakonshme në vend, për shkak të pandemisë me koronavirusin, përcjell INA.
Presidenti Stevo Pendarovski pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë deklaroi se situata është përmirësuar në raport me periudhën e kaluar dhe se strategjia për parandalimin e koronavirusit po jep rezultate.
Vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme do të jetë për 14 ditë, dhe se kjo sot u kërkua edhe nga Qeveria.
Kryeministri teknik, Oliver Spasovski arsyetoi kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe se ai kërkoi që ajo të zgjatet për 30 ditë, mirëpo presidenti i vendit Stevo Pendarovski vendosi që ajo të zgjatet vetëm 14 ditë.
Sipas tij, arsyetja e moszgjatjes është nevoja për lehtësimin e efekteve socio-ekonomike nga kjo krizë shëndetësore.
Presidenti Pendarovski theksoi se vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme nuk ka lidhje me datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.