U përmbyt traktori, humb jetën 53 vjeçari

Një person nga fshati Gllogji të Tetovës dje e ka humbur gjatë përmbysjes me traktor. Fatkeqësia ndodhi në rrugën lokale Gllogji – Jelloshnik në vendin Cërvenica.

“Dje rreth orës 13:30 në Repartin policor Tearcë është paraqitur se në rrugën lokale Jelloshnik-Gllogji, në vendin “Cërvenica” në hyrje të fshatit Gllogji, L.S. (53) nga Gllogji, duke e vozitur traktororin “IMT 539″, është përmbysur dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes”, kumtoi SPB Tetovë.

Është kryer kontroll nga Prokurori publik dhe ekipi i SPB-së Tetovë, pas së cilës trupi i të vdekurit i është dorëzuar familjes.


Shtuar 26.06.2020 12:15