Temperaturat me minus, si do të jetë sot moti?

Moti sot do të jetë me vranësira të vogla deri në mesatare. Paradite nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të jetë prej minus shtatë deri në tre gradë, ndërsa ajo maksimale prej një deri 10 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë prej minus një deri në pesës gradë.

Në tre ditët në vijim do të jetë mot kryesisht me diell, me vranësira lokale deri në mesatare.

Temperatura minimale do të jetë prej minus shtatë deri në një gradë, ndërsa ajo maksimale prej katër deri në 12 gradë Celsius.


Shtuar 13.01.2020 11:26