Ditën e sotme kryetari i komunës së Kumanovës ka rezultuar pozitiv me COVID 19, por më herët ai është takuar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Si paojë, Osmani është vetëizoluar. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një postimi në rrjetin social facebook. Ai shprehet se këtë të enjte nuk do të jetë pjesë e Këshillit të Sigurisë të Presidenti si dhe do të vetizolohet deri të martën kur duhet të bëhet testimi sipas protokolleve.
Postimi i plotë:
“Pas konfirmimit pozitiv për COVID-19 të Kryetarit të Kumanovës e meqë dje kishim takim në Shtabin Komunal në Kumanovë, pavarësisht se gjatë gjithë kohën kam qenë me mjete mbrojtëse personale maskë dhe doreza që epidemiologët i vlerësojnë si të mjaftueshme për tu mbrojtur, vendosa që sot mos të shkoj në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Presidenti si dhe ti vetizolohem deri të martën kur duhet të bëhet testimi sipas protokoleve. Kryetarit të Kumanovës i dëshiroj shërim sa më të shpejt si edhe gjithë qytetarëve të prekur dhe sa më shpejt gjithë bashkë të dalim nga kjo situatë. Qofshi shëndosh!”, shkruan zëvendëskryeministri.