Sot një vit nga aksidenti me 16 humbje jetësh në Llaskarcë, homazhe në përkujtim të viktimave

Sot bëhen një vjet nga aksidenti tragjik i autobusit të “Durmo Tours” afër fshatit Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 16 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar.

Për nder të viktimave, sot herët në mëngjes qindra persona kanë filluar marsh memorial, nga fshati Llaskarcë deri në sheshin e Gostivarit.

Kryetari i Gostivarit Arben Taravari, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se marshi bëhet me qëllim që të kujtohen viktimat dhe të kujtojnë organet kompetente se në çdo centimetër të rrugës duhet të zbatohen rregullat e qarkullimit.

Iniciativën për këtë marsh e ka ngritur një grup alpinistësh, ndërsa është mbështetur edhe nga Komuna e Gostivarit.

Një vit nga aksidenti në Llaskarcë, qindra qytetarë në marsh përkujtimor


Shtuar 13.02.2020 11:19