Shtyhet viti i ri shkollor si pasojë e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Situata e pandemisë në Maqedoninë e Veriut vijon të jetë ende problematike, ku numri i rasteve të reja të infektuar me Covid-19 mbetet në nivele të larta.

Kjo situatë shqetësuese ka bërë që institucionet të vendosin shtyrjen e nisjes së vitit të ri shkollor me një muaj.

Lajmi u bë i dituar nga i emëruari për kryeministër, Zoran Zaev. Zaev njoftoi se viti i ri shkollor do të fillojë në datën 1 tetor në të gjitha institucionet arsimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.


Shtuar 26.08.2020 13:57